Zanoret U – I dhe Y

ZANORJA U

  • 10

Shkruhen me -u- në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -ull, – ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre: akulli, akulli, akullin, akullore; kukull, kukulle, kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave, kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulle, kumbulla; mjegull, mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën, nofullat; petull, petulla-t, petulloj; rrotull, rrotulla-t, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla-t; shembull, shembulli, shembullit, shembullin, shembujt, shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt*; shpatull, shpatulle, shpatulla-t; tingull, tingulli, tingullor, tingullimitues**; vetull, vetulla-tetj.; (ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullor-e etj.; flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat, fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri, hekurin, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash, hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit, lepurin, lepurish etj.; (qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj.

 

*) Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalashembëllej dhe formimet prej saj, si edhe fjala shembëlltyrë shkruhen me -ë-.

**) Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalëttingëlloj, tinëllim, tingëllimë, bashkëtingëllore, të formuara nga fjalatingull duke u shpërngulur theksi nga -i-ja e temës shkruhen me -ë-.

ZANORET DHE Y

  • 11

Shkruhen me dhe jo me fjalët: ai, bilbil, direk, fishek, frikë, gjilpërë, gjilpëryer, hipi, hipje, krimb, krimbet, krip, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj etj.  Shkruhen, përkundrazi me fjalët: bylyzyk, çyryk, dysheme, gjym, (i, e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lëtyrë, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl.

ZANORET DHE Y

  • 12

 

Shkruhen me dhe jo me fjalët: bufe, bulmet, bulmetore, burokrat, duel, duke (punuar), duzinë, fruta-t, (pemë) frutore, grunjëra, (i, e) grunjtë, gjurmë, gjurmashkë, gjurmoj, kurbet, parashutë, qurra, qurrash, sfungjer, temperaturë, tunel, turk, turqisht, turli. Shkruhen me dhe jo me (as me i) fjalët: bërryl, bylyk, byrazer, byrek, byro, cyle, çyrek, dybek, dyqan, dyshek, fryt, i frytshëm, frytdhënës, gjynah, myftar, myfti, mysafir, mysliman, myshteri, mytesarif, natyrë, natyralist, qymyr, (dhi) shytë, trysni, tyrbe, yndyrë, virtyt, xhybe etj.

 

– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –

[cite]