BASHKËTINGËLLORET E ZËSHME

BASHKËTIGNËLLORET E ZËSHME NË FUND E NË TRUP TË FJALËS

  • 22

Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores nelb (elbi), gjemb (gjembi), u kalb (u kalba), korb (korbi), lab (labi), tob (robi); invalid (invalidi), fund (fundi), kënd (këndi), hibrid (hibridi), mund (mundi), qind (qindi), standard (standardi), shkund (shkunda), vend (vendi); bredh (bredhi), dredh (drodha), gardh (gardhi), lidh (lidhëm), livadh (livadhi), ndodh (ndodhet), ndrydh (ndrydhet), zbardh (zbardha);breg (bregu), burg (burgu), djeg (djegim), larg (i largët), lëng (lëngu), i lig (i ligu), prag (pragu), shteg (shtegu), varg (vargu), zog (zogu); mos e digj (digje), ligj (ligji), u përgjigj (u përgjigjën), qengj (qengji); hov (hovi), urov (urovi); borxh (borxhi), tunxh (tunxhi), xhuxh (xhuxhi); bixhoz (bixhozi), brez (brezi), çamçakëz (çamçakëzi), dorëz (dorëza), filiz (filizi), gaz (gazi), hauz (hauzi), ndez (ndeza), njerëz (njerëzit), oriz (orizi), pullaz (pullazi), rrogoz (rrogozi); garazh (garazhi), shantazh (shantazhietj.; humbte, humbka, humbsha, humbni, i elbtë, labçe; mundte, mundka, mundsha, mundni, i mundshëm, vendqëndrim, vendstrehim, vendtakim; i bredhtë, mblidhte, mbledhka, mbledhsha, mblidhni; lagte, lagka, lagsha, lagni; digjte, digjni; hovte, hovka, hovtë, hovni, i hovshëm; ndizte, ndezsha, ndizni etj.

 

Shënim 1. Emrat këndes (këndesi), mes (mesi), mëngjes(mëngjesi) shkruhen me fundore; po kështu edhe formimet prej tyre simesatar, mëngjesore etj.

Shënim 2. Shkruhen me -s ndajfoljet e formuara me prapashtesën -as: baras, barkas, befas, djathtas, fshehtas, fytas, haptas, këmbadoras, krahas, majtas, rishtas (por: barazi, barkazi, fshehtazi, haptazi, rishtazi etj.).

 

– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –

[cite]