APOSTROFI dhe Theksi

APOSTROFI

  • 19

Apostrofi përdoret në këto raste:

  1. a) Për të shënuar rënien e-ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorëmë dhe , te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës të trajtave pësore-vetvetore të foljeve.

 

Kështu shkruhen:

m’i dha; t’i dha; t’i shkruash shokut; t’i zbatosh rregullat; do t’itregoja; do t’i them, për t’i pasur parasysh; me t’i thënë, u nis etj.; tëm’u bësh të fala; do t’u thuash; do t’u kisha thënë; do t’u përgjigjem; për t’u dhënë librat; me t’u dalë përpara; një t’u thënë, u ndalën etj.; tëm’ia numërosh një nga një; t’ia thuash; do t’ia tregoja; do t’ia njoftoj; për t’ia dalë në krye; me t’ia treguar; të mos m’ia prishni qejfin; përt’iu përgjigjur thirrjes; me t’iu afruar, e njohu etj.; duam t’junderojmë; do t’ju kishim ftuar; do t’ju lajmërojmë; do t’ju lutesha; përt’ju ndihmuar; me t’ju njoftuar, nisuni etj.; duam t’jua shpjegojmë juve; do t’jua kisha treguar; do t’jua di për nder; për t’jua lehtësuar punën juve; me t’jua sjellë veglat, filloni! etj.; të mos m’ua prishni qejfin; s’u pëlqen t’ua kujtojmë; do t’ua kisha sjellë; do t’ua tregoj shokëve; për t’ua bërë të qartë nxënësve; me t’ua dhënë lajmin, u nisënetj.; nuk m’u dha; m’u bë zemra mal; në m’u dhëntë rast etj.; si t’uduk?; mos t’u ndaftë e mira!; t’u bëftë pushka top! etj.;

Shënim. Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi rënie të ë-së, por një shkrirje dy zanoresh (më + e = ma; të + e = ta): ma dha librin; s’ma jepte; ma jep; jepma; për të ma treguar; duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuaretj.

  1. b) Pas pjesëzës mohuesesdhe pas përemrit ç: s‘arrin; s‘erdhi;s‘e di; s‘është; s‘i tha; s‘u përgjegj; s‘bëri; s‘duhet; s‘presim; s‘thuhet;s‘mundem; etj.; ç‘e do?; ç‘është?; ç‘i the?; ç‘do?; ç‘kërkon?; ç‘të dojë?;ç‘kohë e bukur!; ç‘zë i ëmbël!; e dimë se ç‘qëllim ka; s‘na tha seç‘kërkonte etj.

Shënim. Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm çdo dhe përemri pyetës çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyreçdo nxënës;çfarë do prej meje?; nuk kuptoj çfarë thua? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush.

  1. c) Për të shënuar rënien e-ë-së tek nyjat e përparmetë, së me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma: (i, e) t‘et, (i, e)s‘ëmës, me t‘ëmën.
  • 20

Nuk përdoret apostrofi:

  1. a) në të gjitha rastet tjera, në të cilatë-ja fundore e patheksuar ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore, pavarësisht nga shqiptimi:vajzë e urtë, fushë e bukur, shtëpinë e madhe, miqësisë e vëllazërisë, është e vërtetë, hanë e pinë, të enjten, vajzës së urtë, të ardhurat, në ato vende, në oborr, në arë, më erdhi keq, le të ikim, në iktë, më i madhi, që atëherëetj.;
  1. b) në të gjitha fjalët që mbarojnë me një zanore tjetër (a, e, i), kur ato ndiqen nga një fjalë a trajtë fjale që nis me zanore:fusha e Myzeqesë, një lule e bukur, detyrë urgjente, zyrë eprore, mali i lartë, drejtori i shkollës, biri i nënësetj. (dhe jo fush’e Muzeqesë, një lul’e bukur, mal’i lartë, drejtor’i shkollës, bir’i nënës etj.);
  1. c) në vetën e tretë njëjës e shumës të përemrave vetorë të thjeshtë (pa parashtesë), kur këta vijnë pas një parafjale:me të, për të, me ta, për ta, me to, për to, prej tij, prej saj, prej tyre, prej sish, prej soshetj. (dhe jo me ‘të, për ‘të, me ‘ta, me ‘to, për ‘to, prej ‘tij, prej ‘saj, prej ‘tyre, prej ‘sish, prej ‘sosh etj.);

ç) te trajtat e përemrave pronorë që nisin me ose (sime, sonë, suaj, tim, time, tënd, tënde, tanë, tonë, tona, tuaj etj.); vajzës sime, shkollës sonë, kooperativës suaj, jepjani suajës etj.; djalin tim; e kamtimin; shtëpinë time; në fshatin tënd; në rrugën tënde; e kemitonin; shoqen tonë; shokët tanë; jemi tanët; dëshirat tona; qytetintuaj; ne tonën, ju tuajën etj.

THEKSI

  • 21

Në shkrimin e gjuhës shqipe, si rregull, nuk përdoret asnjë lloj theksi. Në raste të veçanta, kur konteksti nuk arrin kurrsesi të mënjanojë ngatërrimin e kuptimeve ose nuk siguron shqiptimin e drejtë të fjalëve të ndryshme mund të përdoret theksi i mprehtë (´).

 

– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –

[cite]