Sëmundjet valvulare

A. Prolapsi i valvulës mitrale
1. Haset në rreth 7% të popullsisë, në shumicën e rasteve nuk paraqet kurrfarë problemi dhe zhduket me kalimin e kohës.
2. Me stetoskop dëgjohet zhurmë në mes të sistolës; intensiteti i zhurmës pakësohet (ose zhduket fare) kur pacienti ulet në gjunjë; intensiteti shtohet kur pacienti ngrihet në këmbë ose bën Valsalvën.
3. Diagnoza: klinike (me stetoskop) dhe konfirmohet me EKO.
4. Nuk ka nevojë për trajtim; nqs ka rrezik bakteremie (p.sh. gjatë vizitave te dentisti) pacientit mund t’i jepen antibiotikë.

B. Regurgitimi mitral
1. Haset në pacientët me prolaps të theksuar, në pacientët që kanë kaluar ethen reumatike, në problemet e muskujve papilarë (pas infarkteve), dhe pas endokarditit (dëmtim i fletëve).
2. Shkakton zmadhim të atriumit të majtë, rritje të presioneve në mushkëri, dhe vështirësi në frymëmarrje.
3. Shenjat/simptomat: zhurmë holosistolike në apeks me përhapje në sqetull; apeksi i zhvendosur majtas.
4. Diagnoza: klinike dhe konfirmohet me EKO.
5. Trajtimi: bllokuesit e ACE-s, vazodilatorët, diuretikët; valvula duhet riparuar kirurgjikisht po qe se simptomat janë të rënda.

C. Stenoza mitrale
1. Është pothuaj gjithmonë pasojë e ethes reumatike.
2. Shkakton zmadhim të atriumit të majtë dhe kjo shpie pak nga pak në pamjaftueshmëri të anës së djathtë të zemrës.
3. Shenjat/simptomat: dispne, ortopne, hemoptizi, edemë pulmonare, fibrilim atrial; me stetoskop dëgjohet zhurma diastolike stenozës dhe mund të dëgjohet shurma e hapjes të valvulës nqs fletët janë të lëvizshme.
4. Diagnoza: klinike dhe konfirmohet me EKO.
5. Trajtimi:
a. Beta-bllokues për të ulur ritmin e zemrës.
b. Digitalis nqs kemi të bëjmë me fibrilim atrial.
c. Antikoagulantë për të parandaluar embolizmin.
d. Trajtim kirurgjik kur sëmundja nuk kontrollohet dot vetëm me ilaçe.
e. Agjentët inotropë pozitivë janë të kundërindikuar, me përjashtim të digitalisit.

D. Regurgitimi aortik
1. Shkaktohet nga endokarditi, ethja reumatike, sifilisi, diseksioni aortike, etj.
2. Me stetoskop dëgjohen 3 lloj zhurmash:
a. Zhurmë diastolike si pasojë e rikthimi të gjakut; kjo dëgjohet më mirë në hapësirën e dytë interkostale djathtas.
b. Zhurma diastolike Austin-Flint që vjen nga përplasja e rrymës të gjakut të rikthyer tek muskujt papilarë.
c. Zhurmë sistolike si pasojë e shtimit të sasisë së gjakut që kalon përmes valvulës gjatë sistolës.
3. Regurgitimi aortik ka edhe shenjat e mëposhtme:
a. Shenja e Traube-s: zhurmë si krismë mbi arterien femorale.
b. Shenja Duroziez: zhurmë e dëgjuar mbi arterien femorale; zhurma dëgjohet më mirë kur arteria shtypet paksa me gisht.
c. Pulsi Corrigan: puls jashtëzakonisht i fortë i karotideve.
d. Shenja de Musset: tundje e kokës si pasojë e pulsimit të karotideve.
e. Shenja e Quincke-s: pulsim kapilar i thonjve pas shtypjes të lehtë të majave të gishtërinjve.
f. Shenja e Muller-it: pulsim i uvulës.
4. Diagnoza: klinike dhe konfirmohet me EKO.
5. Trajtimi:
a. Ulje e pasngarkesës (bllokues të ACE-s dhe vazodilaatorë si hidralazina).
b. Profilaksi me antibiotikë para vizitave te dentisti.
c. Operacion nqs sëmundja nuk kontrollohet dot vetëm me barna.

E. Stenoza aortike
1. Shpesh defekt i lindur, por shkaktohet edhe nga ethja reumatike, dhe kalcifikimi distrofik (në të moshuarit).
2. Stenoza aortike subvalvulare (hipertorike dhe obstruktive):
a. Njihet edhe si kardiomiopatia hipertrofike obstruktive.
b. Ka trashje të septumit ventrikular poshtë valvulës.
c. Stenoza ndodh ngaqë muri i trashur i septumit i bllokon rrugën rrymës të gjakut.
3. Shenjat dhe simptomat: triadë klasike me sinkopë, anginë, dispne gjatë ushtrimit fizik.
4. Diagnoza: klinike dhe konfirmohet me EKO.
5. Trajtimi: kirurgjik për të gjithë pacientët trupi i të cilëve mund ta durojë operacionin.
a. Përdoret valvul mekanike ose bioprotezë, dhe pacienti merr barna antikoaguluese për tërë jetën.
b. Valvuloplasti me ballon për pacientët që nuk e durojnë operacionin.
c. Trajtimi me digitalis jep efekt vetëm kur prekja e valvulës është e lehtë.
d. Pacientët duhet të marrin barna profilaktike për të parandaluar endokarditin gjatë vizitave te dentisti.
e. Pacientëve me stenozë aortike nuk u duhen dhënë kurrë beta-bllokues ose barna që ulin pasngarkesën (vazodilatorë, ACE-bllokues) sepse pacientëve u ulet presioni dhe mund të përfundojnë në shok.

F. Valvula trikuspidale
1. Fibrotizohet në sindromin karcinoid.
2. Zhurma e stenozës trikuspidale ngjan me zhurmën e stenozës mitrale. Intensiteti i zhurmës të stenozës trikuspidale rritet kur mushkëritë mbushen me ajër.
3. Regurgitimi trikuspidal shkakton zhurmë holosistolike, dhe pulsime të mëlçisë dhe të venave jugulare.

G. Valvula pulmonare
1. Fibrotizohet në sindromin karcinoid.
2. Stenoza pulmonare haset në fëmijë, ose në të rriturit me sindrom karcinoid; shkakton zhurmë midsistolike.
3. Regurgitimi pulmonar zhvillohet si pasojë e hipertensionit pulmonar, endokarditit, sindromit karcinoid, ose si pasojë e zgjerimit të unazës të valvulës; zhurma e regurgitimit pulmonar është diastolike, ngjan me regurgitimin aortik, dhe dëgjohet në të majtë të sternumit (zhurma Graham Steell).
4. Trajtimi: për stenozën bëhet valvuloplastia me ballon; zëvendësimi me valvul artificiale bëhet rrallë.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]