Sëmundjet e perikardit

A. Efuzioni perikardial
1. Edema e organizmit mund të shkaktojë grumbullim lëngu (efuzion) në hapësirën perikardiale.
2. Hemoperikardium = gjak në hapësirën perikardiale; shpesh është pasojë e traumave (thikë e ngulur në gjoks), e kancerit, dhe e infeksioneve bakteriale ose virale.
3. Si efuzioni dhe hemoperikardi mund të shkaktojnë tamponadë.
a. Triada e Beck-ut: (i) tingujt e zemrës tingëllojnë të largët, (ii) venat jugulare janë të fryra, (iii) presioni i gjakut është i ulët.
b. Pulsi paradoksal: ulje e presionit të gjakut më shumë se 10 mm Hg; pulsi paradoksal është teknikisht i vështirë për t’u matur.
c. Në EKG shihet ndryshueshmëri e voltazhit të kompleksit QRS (electrical alternans).
4. Diagnoza vendoset klinikisht dhe konfirmohet me EKO.
5. Trajtimi: perikardiocentezë e menjëhershme në tamponadë; përndryshe duhet trajtuar shkaku i efuzionit dhe efuzioni lihet të përthithet pak nga pak.B. Perikarditi
1. Shkaktohet nga infeksionet bakteriale, virale, ose fungale. Perikarditi gjithashtu shkaktohet edhe nga seroziti i artritit reumatoid, i lupusit, dhe i sklerodermës, dhe nga uremia.
2. Shpesh perikarditi haset pas infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes e të mushkërive.
3. Shenjat/simptomat: dhimbje nga pas dërrasës të krahërorit që mund të lehtësohet kur pacienti çohet; dhimbja nuk ka lidhje me ushtrimin fizik ose me të ngrënat; me stetoskop mund të dëgjohet zhurma karakteristike e ashpër e perikarditit.
4. Në EKG shihet ngritje e segmentit ST në të gjitha lidhjet, dhe ulje e segmentit PR.
5. Diagnoza: klinike dhe konfirmohet me EKO.
6. Trajtimit: antiinflamatorë josteroidë (NSAID), dhe antibiotikë sipas nevojës; ndërhyrja kirurgjikale (perikardektomi) mund të bëhet për perikardit që përsëritet shpesh.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]