Zhurmë diastolike në apeks, dhe kërcitje e hapjes të valvulës
Zmadhim i ventrikulit të djathtë – pulsimi ndjehet pas sternumit.
Prolapsi i valvulës mitrale
Kërcitje midsistolike që pasohet me zhurmën e regurgitimit
Manovra e Valsalvës bën që zhurma të nisë më herët dhe të jetë më e fortë.
Regurgitimi mitral
Zhurmë holosistolike që përhapet në sqetull.
Apeksi i zhvendosur majtas dhe dridhje (thrill) në apeks gjatë sistolës.
Stenoza trikuspidale
Zhurmë diastolike që ngjan me stenozën mitrale.
Zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë.
Regurgitimi trikuspidal
Zhurmë holosistolike në të majtë të dërrasës të krahërorit.
Pulsim i mëlçisë, i venave jugulare; zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë.
Stenoza aortike
Zhurmë që rritet në intensitet dhe pastaj dobësohet (ngjitje-zbritje, crescendo-decrescendo) dhe që dëgjohet në hapësirën interkostale të dytë djathtas; zhurma përhapet në apeks e te karotidet; mund të dëgjohet edhe S4.
Pulse të dobëta (pulsus parvus et tardus); dridhje (thrill) në hapësirën interkostale të dytë djathtas.
Skleroza aortike
Kërcitje herët gjatë sistolës.
Pacientët janë zakonisht të moshuar (ose me valvul aortike vetëm me 2 kuspe).
Regurgitimi aortik
· Zhurmë diastolike si pasojë e rikthimi të gjakut; kjo dëgjohet më mirë në hapësirën e dytë interkostale djathtas.
· Zhurma diastolike Austin-Flint që vjen nga përplasja e rrymës të gjakut të rikthyer tek muskujt papilarë; ngjan me zhurmën e stenozës mitrale.
· Zhurmë sistolike si pasojë e shtimit të sasisë së gjakut që kalon përmes valvulës gjatë sistolës.
Apeks i zhvendosur majtas, presion pulsor i rritur, shenjat e Quincke’s, de Musset, Corrigan, Duroziez, etj.
Stenoza subaortike hipertrofike
Zhurmë sistolike në apeks e në të majtë të sternumit që nuk përhapet në karotide.
Zhurma shtohet kur bëhet Valsalva, ose kur pacienti çohet në këmbë.
B. Diagnoza diferenciale e zhurmave
Tabela 2. Diferencimi i zhurmave.
Kur dëgjohet zhurma
Sëmundjet e mundshme
Në pjesën e parë të sistolës
· Stenoza aortike: zhurmë ngjitje-zbritje (crescendo-decrescendo) dhe dëgjohet në hapësirën interkostale të dytë djathtas; zhurma përhapet në apeks e te karotidet; mund të dëgjohet edhe S4.
· Stenoza pulmonare: dëgjohet në hapësirën interkostale II majtas; Në EKG shihet hipertrofi e ventrikulit të djathtë.
· Shtimi i sasisë të gjakut të pompuar: (i) regurgitimi aortik; (ii) defekti i septumit atrial; (iii) anemia; (iv) shtatzania; (v) adoleshenca.
Në pjesën e dytë të sistolës
· Prolapsi mitral: tamam në mes të sistolës; zhurma dëgjohet në apeks, Valsalva e forcon.
· Stenoza aortike: sa më shumë të zgjasë zhurma aq më e rëndë stenoza.
· Stenoza subaortike hipertrofike: zhurma dëgjohet në të majtë të sternumit, nuk përhapet në karotide; zhurma shtohet kur bëhet Valsalva.
Gjatë krejt sistolës (holosistolike)
· Regurgitimi mitral: zhurmë holosistolike që përhapet në sqetull; apeksi i zhvendosur majtas dhe dridhje (thrill) në apeks gjatë sistolës.
· Defekti i septumit interventrikular: vrimat e vogla mund të bëjnë zhurmë të fortë, kurse vrimat e mëdha mund të mos bëjnë zhurmë.
· Regurgitimi trikuspidal: zhurmë holosistolike në të majtë të dërrasës të krahërorit; pulsim i mëlçisë, i venave jugulare; zhurma dëgjohet më fort gjatë marrjes-frymë.
Herët në diastolë
· Regurgitimi aortik: zhurmë diastolike që dëgjohet më mirë në hapësirën e dytë interkostale djathtas.
· Regurgitimi pulmonar: zhurma ngjan me regurgitimin aortik, dhe dëgjohet në të majtë të sternumit (zhurma Graham Steell).
Në mes të diastolës
· Stenoza mitrale: krisma e hapjes të fletëve të valvulës, zhurma nuk pëson ndryshim gjatë frymëmarrjes.
· Regurgitimi aortik: zhurma Austin-Flint mund të dëgjohet gjatë diastolës për shkak të përplasjes të rrymës të gjakut të rikthyer me muskujt papilarë në apeks.
· Defekti i septumit atrial: pasojë e shtimit të sasisë të gjakut në qarkullimin e djathtë; në defektin e septumit atrial dëgjohet gjithashtu S2 i dyfishuar dhe zhurmë sistolike për shkak të shtimit të sasisë të gjakut që kalon valvulën pulmonare (stenozë relative pullmonare).
· Stenoza trikuspidale: dëgjohet më fort gjatë marrjes frymë.
Gjatë krejt ciklit kardiak
· Patent ductus arteriosus: zhurmë që të kujton punën e makinerive; dëgjohet më fort në kurriz.
· Zhurma e enëve të gjirit: pasojë e rritjes të qarkullimit në enët e gjirit gjatë shtatzanisë.
· Koarktacioni i aortës: shoqërohet me ndryshim të presionit midis krahut të djathtë dhe gjymtyrëve të poshtme.