Anemia

A. Njohuri të përgjithshme
1. E përkthyer në shqip, fjala anemi do të thotë pagjakshmëri.
2. Klinikisht, diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës.
3. Hemoglobina është proteina e rruazave të kuqe e cila bën transportin e oksigjenit prej mushkërive në inde.

B. Klasifikimi
1. Nga ana patofiziologjike, anemia mund të shkaktohet ose nga prodhimi i ngadalshëm (i pamjaftueshëm), ose nga shkatërrimi i shpejtë (i parakohshëm) i rruazave të kuqe.
2. Në varësi të madhësisë të eritrociteve (rruazave të kuqe), anemia klasifikohet në:
a. Anemi mikrocitike.
b. Anemi makrocitike.
c. Anemi normocitike.

C. Analizat laboratorike
1. Kur dyshohet se pacienti ka anemi, bëhet hemograma (angl: CBC, complete blood count) për të matur nivelin e hemoglobinës, hematokritit, indeksin i retikulociteve, dhe parametrat e tjerë që shfaqen normalisht në hemogramë.
2. Pamja mikroskopike e gjakut shpesh ndihmon shumë në vendosjen e diagnozës.
3. Sipas nevojës, matet niveli i hekurit, niveli i transferinës, dhe niveli i ferritinës.
4. Sipas nevojës, bëhet edhe matja e vitaminës B12, acidit folik, acidit metilmalonik, dhe homocisteinës.
5. Për vendosjen e diagnozës mund të jetë e nevojshme biopsia e palcës të kockave.

D. Trajtimi
1. Varet nga diagnoza.
2. Transfuzioni është i nevojshëm kur anemia është akute, hemoglobina bie nën 8, ose kur pacienti ka simptoma të patolerueshme. Transfuzioni mund të mos jetë i nevojshëm edhe kur niveli i hemoglobinës është shumë i ulët, nëse ulja e hemoglobinës në atë nivel ka qenë kronike. Shkruesi i këtyre rradhëve ka parë trajtimin e suksesshëm pa transfuzion të një pacienteje me nivel të hemoglobinës 3.8.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]