Pseudopodagra

A. Njohuri të përgjithshme
1. Pseudopodagra (angl: pseudogout) shkaktohet nga precipitimi i kristaleve të pirofosfatit të kalciumit në kyç.
2. Sëmundja njihet edhe me emrin ‘kondrokalcinozë’.
3. Pseudopodagra mund të jetë idiopatike ose mund të jetë dytësore si pasojë e hiperparatiroidizmit, diabetit, sëmundjes Wilson, hemokromatozës, etj.

B. Shenjat dhe simptomat
1. Artrit monoartikular që zakonisht prek kyçet e mëdha të gjymtyrëve.
2. Simptomat ngjajnë me ato të podagrës.
3. Të prekurit janë mbi 60 vjeç zakonisht.

D. Diagnoza
1. Vendoset pas artrocentezës.
2. Në artrocentezës shihen kristalet e pirofosfatit që janë pozitivisht birefringjente.

E. Trajtimi
1. Kolkicinë.
2. Antiinflamatorë josteroidë

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]