Sëmundjet joneoplastike të kockave

A. Osteoporoza
1. Osteoporoza = rrallim i indit kockor. Si pasojë kocka bëhet e brishtë.
2. Shkaktohet nga mungesa e estrogjenit gjatë menopauzës, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, dhe nga mungesa e kalciumit.
3. Shenjat dhe simptomat: zakonisht osteoporoza nuk ka asnjë simptomë; simptoma e parë zakonisht është thyerja (fraktura) e kockave; zakonisht thyhen kockat e shtyllës kurrizore ose femuri.
4. Diagnoza: dendësia e kockave matet me metoda radiografike (angl: DEXA scan).
5. Trajtimi:
a. Estrogjen (angl: HRT, hormone replacement therapy); përdorimi i estrogjenit shoqërohet me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit, dhe me rritje të rrezikut të trombozës.
b. Bifosfonatet (alendronate, etidronate, pamidronate): janë barna me efekte anësore të pakta. Është e provuar që përdorimi i këtyre barnave e ul incidencën e thyerjes të kockave.
c. Kalcitonina merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por nuk është ilaç efektiv.
d. Raloksifeni gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e osteoporozës.

B. Rakiti / osteomalacia
1. Mungesa e vitaminës D shkakton sëmundjen që njihet si ‘rakit’ në fëmijët dhe ‘osteomalaci’ në të rriturit.
2. Shenjat dhe simptomat:
a. Rakiti: craniotabes, trashje e artikulacioneve kostokondrale, deformim i kafazit të krahërorit (pectus carinatum, sulkus i Harrisonit).
b. Osteomalacia ngjan me osteoporozën.
3. Diagnoza: kockat duken radiolucente në radiografi; diagnoza konfirmohet duke matur nivelin e vitaminës D.
4. Trajtimi: vitaminë D.

C. Skorbuti
1. Mungesa e vitaminës C frenon prodhimin e osteoidit.
2. Shenjat dhe simptomat:
a. Hemoragji subperiostale: kjo shkakton dhimbje.
b. Hemoragji gingivale.
c. Hemoragji folikulare, ekimoza.
d. Hemoragji në indet e buta.
3. Trajtimi: vitaminë C.

D. Sëmundja Paget
1. Njihet edhe si ‘osteitis deformans’.
2. Është sëmundje idiopatike që zakonisht prek të moshuarit.
3. Shoqërohet me rritje të aktivitetit të osteoklasteve dhe osteoblasteve.
4. Shenjat dhe simptomat: aktiviteti i shtuar i osteoklasteve dhe osteoblasteve shoqërohet me përshpejtim të rimodelimit të kockave. Si pasojë, vërehet deformim, dhimbje, dhe fraktura të kockave, shurdhim (si pasojë e deformimit të pjesës petroze të kockës temporale); si pasojë e shtimit të qarkullimit të gjakut në kocka, vërehet pamjaftueshmëri e zemrës me prurje të lartë (angl: high output failure).
5. Komplikimet: fraktura patologjike, hiperkalcemi dhe gurë në veshka, dhe shtypje e palcës kurrizore.
6. Sëmundja Paget shoqërohet me rritje të rrezikut të zhvillimit të osteosarkomës.
7. Diagnoza.
a. Rritje e fosfatazës alkaline.
b. Në radiografi shihet sklerozë.
c. Me metoda izotopike shihet rritje e aktivitetit metabolik të kockave.
8. Trajtimi:
a. Bifosfonatet (alendronate, etidronate, pamidronate): janë trajtimi i zgjedhur.
b. Kalcitonina.

E. Displazia fibroze
1. Proces idiopatik: indi kockor zëvendësohet me ind fibroz.
2. Displazia fibroze mund të jetë një lezion i vetëm (displazi fibroze monostotike), ose mund të prekë diisa kocka njëherësh (displazi fibroze poliostotike).
3. Displazia fibroze poliostotike mund të jetë pjesë e sindromit McCune-Albright.
4. Trajtimi: nëse ka rrezik frakture defekti mund të trajtohet kirurgjikisht.

F. Sindromi McCune-Albright
1. Njihet edhe si displazi fibroze poliostotike (angl: polyostotic fibrous dysplasia).
2. Sindromi karakterizohet nga hiperparatiroidizmi, hiperadrenalizmi, dhe akromegalia.
3. Diagnoza:
a. Displazi fibroze poliostotike (shihet me radiografi).
b. Pubertet i parakohshëm.
c. Makula bojë-kafe-me-qumësht në lëkurë (makula cafe au lait).

G. Osteomieliti
1. Shkaku më i shpeshtë është Staphylococcus aureus; mund të shkaktohet dhe nga Staphylococcus epidermidis, Streptococcus.
2. Në pacientët me drepanocitozë osteomieliti shpesh shkaktohet nga Salmonella.
3. Në pacientët që përdorin droga intravenoze osteomieliti shpesh shkaktohet nga Pseudomonas.
4. Shenjat dhe simptomat:
a. Dhimbje e kockës.
b. Lëkura mbi vatrën e osteomielitit mund të skuqet ose të ulcerohet.
5. Diagnoza:
a. Në radiografi shihet shkëputje e periosteumit nga kocka, por kjo pamje mund të shfaqet me një vonesë prej 2 javësh.
b. Rezonanca magnetike (MRI) është metodë më e mirë.
c. Kultura e materialit të biopsisë konfirmon diagnozën.
6. Trajtimi:
a. Antibiotikë për 6-8 javë.
b. Fillimisht jepen fluorokinolone, më pas antibioterapia përshtatet sipas rezultatit të kulturave bakteriale.
c. Trajtim kirurgjik nëse shihet e nevojshme.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]