Zorra e trashë

A. Koliti ulçerativ
1. Është sëmundje idiopatike autoimune e kolonit.
2. Gjithmonë e prek rektumin, mund të shtrihet edhe më tej.
3. Nqs preket vetëm rektumi kemi të bëjmë me proktit ulçerativ, një sëmundje më beninje.
4. Shenjat dhe simptomat: diarre me gjak, dhembje barku, kolikë, megakolon toksik, peritonit.
5. Diagnoza: kolonoskopi + biopsi.
a. Në kolonoskopi shihen zona ulçeroze që gjithmonë përfshijnë rektumin, mukoza duket e brishtë dhe gjakoset kollaj.
b. Në biopsi shihen abscese në kripte dhe polimorfonuklearë të shumtë; preket vetëm mukoza dhe submukoza, jo e gjithë trashësia e murit të zorrës.
6. Trajtimi varet nga shtrirja dhe rëndësia e sëmundjes:
a. Koliti distal trajtohet me lyerje me mesalaminë dhe me kortikosteroidë.
b. Koliti disi i rëndë që përfshin kolonin sigmoid trajtohet me mesalaminë, sulfasalazinë, dhe kortikosteroidë oralë.
c. Koliti i rëndë trajtohet me kortikosteroidë intravenozë, ciklosporinë, ose me operacion.
d. Në kolit fulminant jepen antibiotikë.
7. Pasojat/komplikimet:
a. Megakolon toksik, peritonit.
b. Shtim i rrezikut të kancerit të kolonit; për parandalim bëhet kolektomi.
c. Gurë në veshka – parandalimi bëhet duke shtuar sasinë e kalciumit në dietë; kalciumi reagon me acidin oksalik në zorrë dhe parandalon thithjen e tij

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]