Protozoa
Protozoarët janë organizma që i përkasin tre tipave:
· Tipi Sarcomastigophora, i cili ndahet më tej në Mastigophora, dhe në Sarcodina. · Tipi Apicomplexa, në të cilin bëjnë pjesë sporozoarët. · Tipi Ciliophora, të cilit i përkasin organizma me cilie. Mastigophora (flagjelatët) kanë një (ose më shumë) flagjela. Disa anëtarë të grupit kanë një membranë të valëzuar (p.sh. Trypanosoma). Anëtarët e këtij grupi mund të shkaktojnë infeksione intestinale dhe gjenitourinare (Giardia, Trichomonas, Dientamoeba, Chilomastix), ose mund të shkaktojnë infeksione të gjakut dhe të indeve (Trypanosoma, Leishmania). Sarcodina janë tipikisht organizma ameboide. Sarkodinat që infektojnë njerëzit bëjnë pjesë në gjinitë Entamoeba, Acanthamoeba, Endolimax, Iodamoeba, Naegleria. Sporozoa janë organizma me cikël jetësor të ndërlikuar, me fazat seksuale dhe joseksuale që zhvillohen në kafshë të ndryshme. Coccidia bëjnë pjesë te ky grup (gjinitë Isospora, Toxoplasma, Cryptosporidium, etj.). Sporozoarët e gjakut quhen Haemosporina dhe përfshijnë parazitët që shkaktojnë malarien (Plasmodium). Babesia bën pjesë tek nënndarja Piroplasma. Nga parazitët e tipit Ciliophora vetëm njëri i infekton njerëzit, Balantidium coli. Microspora përfshin parazitë që shkaktojnë infeksione oportuniste tek njerëzit me mangësi imune. Microspora kanë qenë klasifikuar tek sporozoarët, por tani mbahen si grup më vete. Zgjidhni një nga temat më poshtë për të vazhduar më tej. |