Tumoret e veshkave

A. Karcinoma renale
1. Njihet edhe si ‘karcinomë me qeliza boshe’ (angl. clear cell carcinoma), ose si hipernefromë.
2. Është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave.
3. Prek më shpesh meshkujt, që pinë duhan, mosha rreth 50-70 vjeç.
4. Shenjat dhe simptomat: hematuri, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi.
5. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj.
6. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava.
7. Trajtimi: kirurgji, imunoterapi me IL-2. Prognoza është e keqe.

B. Tumori Wilms
1. Është më i shpeshti tumor malinj i veshkave në fëmijë. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç.
2. Shenjat dhe simptomat: Masë abdominale, shpesh shumë e madhe.
3. Trajtimi: nefrektomi + kemoterapi me ose pa rrezatim.
4. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR:
a. Tumori Wilm.
b. Aniridia.
c. Keqformime Gjenitourinare.
d. Prapambetje motore mendore (angl: mental motor Retardation).
5. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]