Ballism
(Term neurologjik – Mjekësia)

Baza neuropatologjike e ballizmit është një lezion ne nukleusin subtalamik kontralateral (corpus Luysii) dhe/ose të fibrave të tij lidhëse me talamus. Ballizmi zakonisht vjen si pasojë e një procesi fokal iskemik, më rrallë nga ndonjë lezion që zë hapësirë. Gjithashtu mund të jetë si rezultat i ikterusit të rëndë neonatal ose nga ndonjë sëmundje të trashëguar degjenerative, në këto raste ballizmi është bilateral. Shfaqet me lëvizje të shpejta, në formë vetime me amplitudë të lartë të ekstremiteteteve të njërës anë (hemiballizm) ose dy anëve. Këto lëvizje shfaqen kryesisht në pjesët proximale. Ekstremitetet mund të „hidhen“ nëpër objekte stacionare duke shkaktuar lëndime. Haloperidoli dhe Chlorpromazina mundë të lëhtësojnë lëvizjet.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]