Hemorragjitë subarahinoidale
(Term neurologjik – Mjekësia)
Hemorragjitë subarahinoidale janë gjakderdhje në hapësirën subarahinoidale zakonisht nga ruptura e një aneurizme sakulare. Pasqyra klinike karakterizohet nga rreziku për jetë me komplikime, recidive, infarkte si pasojë e vazospazmave dhe hidrocefalus. Incidenca vjetore është 10-15 në 100.000 banor dhe shkakton 3% të gjithë infarkteve të trurit. Më shpesh shfaqet në dekadën e 5. dhe 6. Para moshës 40 vjeçare janë më të rrezikuar meshkujtë, pas moshës 50 vjeçare femrat. Faktorë të rrezikut janë hipertensioni arterial, duhani, hiperkolesterolemia dhe drogat. Shkaktar në 80% të rasteve është ruptura e aneurizmës sakulare të arterieve trurore bazale. Lokacionet më të rëndësishme janë:
● 40% a.communicans anterior & a.cerebri anterior
● 30% a.carotis interna
● 20% a.vertebralis & a.basilaris
● 20% e pacientëve kanë aneurizma multiple Zakonisht bëhet fjalë për aneurizma sakulare në bifurkacionet / vendndarjet e arterieve nga anomalië embrionale të tunikës media, ku shtohen edhe faktorë hemodinamik me moshë në mes 40 dhe 60 vjeçare. Shumë më rrallë paraqitet aneurizma fuziforme e a.carotis dhe a.basilaris nga ndryshimet arteriosklerotike dhe aneurizmat mikotike te endokarditet. Pacientët me veshkë cistike dhe sëmundje të indit lidhor kanë më shpesh aneurizma. Në 5% të rasteve hemorragjia paraqitet si pasojë e malformacioneve arteriovenoze, traumave, disekcionit të arterieve intrakraniale (sidomos a.vertebralis), trombozat sinusave, vaskulitet dhe pengesat në koagulim. Në 10 – 15% të rasteve nuk gjendet burimi i gjakderdhjës, veçantërisht te ato mezenteriale. Aneurizma paralitike Simptome të shtypjës nga aneurizma janë:
● Pareza e n.oculomotorius me midriazë nga aneurizma e a.communicans posterior,
● Defekte të fushës vizive nga dëmtimi i n.opticus ose kiazmës tek aneurizma e a.supraclinoidale interna,
● Sindroma e fissura-orbitalis-superior tek aneurizma e a.infraclinoidale interna,
● Pareza e n.abducens tek aneurizma e a.supraclinoidale interna ose a.basilaris. Simptomet paralitike të aneurizmës janë shpesh të shoqëruara me dhimbje koke të cilat formohen si pasojë e rritjës së vëllimit të aneurizmës dhe janë paraprirës të rrezikshëm të gjakderdhjeve. Aneurizma e rupturuar Gjakderdhja shfaqet me kokëdhimbje dhe dhimbje të qafës të papritura, të forta, me intensitet kurrë më parë të përjetuar, shpesh e përcjellur me vjellje, djerësitje dhe çrregullim të vetëdijës. Sulmet epileptike dhe shenja tjera fokale si çrregulli i pupillave, pareza e muskujve të syrit, hemipareza, stasis papillae flasin për një hematomë intracerebrale përcjellëse. Meningjizmi me shenja pozitive shfaqet pas disa orëve, por mund të mos jetë prezent në fazën akute. CT brenda 24 orëve në 91% tregon gjakun në hapësirën subarhinoidale (cisternat bazale). RM është gjithashtu sensitive dhe mund të përcaktoj edhe pas disa ditësh të tregoj gjakderdhjet. Nëes nuk ka CT mund të merret likuori lumbal. Tek gjakderdhjet subarahinoidale në 3 gota do të jetë sasia e njejtë e gjakut, pas orës së tretë dhe centrifugimit pjesa e sipërme është xantokrom e cila persiston për 2 javë. Burimi i gjakderdhjës dëshmohet me angiografi digjitale. Letaliteti në muajin e parë është diku 40%, ndërsa 15 – 20% vdesin rrugës për në spital. Tek pacientët e zgjuar letaliteti arrin në 10%, ndërsa tek ata komatoz në 75%. 1/3 e pacientëve që mbijetojnë kanë deficite. Me rëndesi për terapinë është ndalja e gjakderdhjën me operacion (clipping) ose ndalet në mënyrë endovaskulare (coiling). Iskemitë klinike që vijnë si pasojë e vazospazmave duhet mjekurar me antagonistë të kalciumit. Pacienti nuk bën të ngritet pasi që si pasojë e rrënjës së tensionit sistemik mund të vie prap te vazospazmat. Pacienti duhet të marrë lëngje dhe natrium.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia