Diskinezia
(Term neurologjik – Mjekësia)

Tek diskinezitë bëhet fjalë për hiperkinezi të induktuara nga medikamentet. Shumica prej tyre shkaktohen nga bllokatorë të receptorëve dopaminergjik, më rrallë nga substancat dopaminergjike. Tek bllokatorët e receptorëve dopaminergjik nuk bëjnë pjesë vetëm neuroleptikët, por edhe antiemetikët, medikamentet e traktit gastrointestinal, antagonistët e kalciumit dhe antivertiginozët. Diskinezitë akute kanë një incidencë prej 25% dhe janë reverzibile pas përfundimit të terapisë, diskinezitë tardive shfaqen pas 6 muajve të marrjës së barnave dhe përsistojnë për minimumi 1 muaj, por zakonisht me vite.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]