Neuralgjia Trigemale

Neuralgjia Trigemale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Forma idiopatike është shumë më e shpeshtë se forma simptomatike dhe afekton individët mbi 50 vjeçar. Neuralgjia idiopatike trigeminale duket sa ka më shumë se 1 shkaktar. Në shume pacientë shkaktar është ndonjë enë e gjakut që vjen në kontakt me n.trigeminal tek hyrja e tij në pons. Në pacientet tjerë janë gjetur mbeshtjellës defekt të mielinës në ganglionin Gasserian. Në neuralgjinë simptomatike dhimbja vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje neurologjike si skleroza multiple. Ataqet e dhimbjës janë zakonisht në fushën e inervuar nga dega e dytë e trigeminusit, nga n.maxillar, rrallë shumë nga dega e parë ose tretë. Dhimbja gati çdoherë është unilaterale. Ataku zgjat vetëm disa sekonda dhe shkakton një grimasë refleksive ose një tërheqje të faqës (tic douloureux). Dhimbja është intensive, gati e padurueshme. Ataku fillon spontanisht ose në provokim si gjatë ngrënjës, të folurit, larjës së dhembëve ose prekjës dhe mund të shfaqet disa herë brenda ditës. Disa pacientë hajnë dhe flasin aq pak sa që humbin peshë dhe nganjëherë bëhen kaheksik. Nganjëherë një periudhë e gjatë me ataqe të shpeshta përcjellet me një interval të gjatë disa mujorësh pa dhimbje. Në rastet simptomatike ataqet më shpesh janë bilaterale. Te 80% kanë efekt Carpamazepine ose Gabapentin. Duhet të merrët çdo ditë. Nëse nuk veprojnë këto, indikohet operacioni me dekompresion mikrovaskular të n.trigeminal (kraniotomi) ose kompresion ballon të ganglionit ose injektim të glicerolit në hapësirën e Meckel-it.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]