Miokloni
(Term neurologjik – Mjekësia)

Mioklonitë janë lëvizje të shkurta, jo të vullnetshme, të cilat formohen si pasojë e një kontrakcioni muskular ose nga një bllokadë e shkurtër e tendosjës tonike të muskujve (mioklonus negativ – asterixis). Mioklonitë mund të shfaqen aritmike dhe irregulare ose më rrallë ritmike oscilatore. Kontrakcionet e shpejta dhe të pavullnetshme mund të vijnë nga stimujtë e jashtëm dhe mund të mos jenë pasojë e sëmundjeve të ganglioneve bazale. Mioklonitë mund të shfaqen në qetësi, tek lëvizjet e vullnetshme (miokloni akcionale), tek lezionet e trungut truror ose te epilepsitë. Tek mioklonitë që nuk janë patologjike bëjnë pjesë ato të rrënjës në gjum dhe zgjuarjës, mioklonitë pas sforcimeve fizike dhe Singultus (lemza). Te mioklonitë esenciale bëjnë pjesë ato familjare dhe të natës. Tek shumë sëmundje mioklonitë janë shoqëruese si te lipidozat, leukodistrofitë dhe atrofitë sistemike. Në formë simptomatike shfaqen te encefalitet, sëmundjet me prion, si sëmundje paraneoplastike dhe te lezionet toksike (helmimi me zhivë, L-Dopa, Neuroleptik, Dopaminergjik).

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]