Sindroma Brown-Sequard
(Term neurologjik – Mjekësia)
Kjo sindromë është pasojë e dëmtimit ose diskonektimit anatomik dhe fiziologjik të njërës anë të medullës spinale mbi vertebrën e parë lumbale. Simptomatologjia neurologjike shfaqët varësisht nga topografia. Ipsilateralisht shfaqët pareza spastike dhe dëmtimi i sensibilitetit të thellë përfundi lezionit me humbje të sensit për vibrit dhe pozitë, ndërsa kontralateral shfaqet një pengesë e disociuar e sensibilitetit me humbje të sensit për temperaturë dhe dhimbje. Kjo sindromë shfaqet te iskemitë spinale, traumat, tumorët ose tumefaktet dhe proceset inflamatore.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]