Sindroma Lennox-Gastaut

Sindroma Lennox-Gastaut
(Term neurologjik – Mjekësia)

Lennox dhe Gastaut kanë përshkruar njërën nga format më të rënda të të ashtuquajturës „encefalopati epileptike“ ku një numër i çrregullimeve metabolike dhe gjenetike në zhvillim të trurit shkaktojnë një invaliditet të rëndë intelektual dhe epilepsinë. Pacientët mund të kenë sulme tonikoklonike, parciale apo sulme të izoluara tonike ose klonike. Ata ,gjithashtu kanë një lloj shumë brengosës të sulmeve që quhen sulmet atonike, ku vjen deri te humbja e menjëhershme e vetëdijes, forcës muskulore dhe tonusit. Pacienti rrëzohet, shpesh duke vrarë koken dhe fytyrën. Prognoza është shumë e keqe, edhe pse antikonvulzivët e rinjë kanë efekt të pjesërishëm për ta reduktuar frekuencën e sulmeve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]