Sulmet absence Petit-Mal

Sulmet absence Petit-Mal
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sulmet absence janë shumë më pak dramatike dhe mund të kalojnë pa u vörejtur fare. Ataku fillon papritur, zakonisht nuk zgjatë më shumë se 10 sekonda dhe përfundon papritmas. Pacienti është në gjendje të tregojë se ka pasur një episodë, vetëm pasi që kupton se kanë kaluar disa momente dhe ai nuk mund ti kujtojë. Bisedat dhe ngjarjet përreth tij kanë vazhduar dhe ai nuk ka fare kujtesë për ato sekonda qe mungojnë. Observuesit mund ta vërejnë që pacienti papritmas ndalon së bëri atë që ishte duke e bërë, që sytë i ka të hapur me shikim të fiksuar dhe të largët, me një lëvizje ritmike të vogël të palpebrave. Përndryshe, fytyra dhe ekstremitetet janë të qeta. Pacienti qëndron në këmbë apo ulur, por ndalet nëse ataku ndodh gjatë ecjes. Nuk ka përgjigje nëse thërrasim pacientin me emër ose nga stimulimet tjera verbale dhe fizike. Ataku përfundon papritmas, ashtu siç kishte filluar, zakonisht me një kërkimfalje nëse rrethanat janë të atilla që pacientit t`ia bëjnë me dije se ka kaluar një atak. Sulmet absence zakonisht fillojnë në fëmijëri, kështu që në kohën e vënjes së diagnozës, pacienti është një fëmijë apo adoleshent. Është e zakonshme që sulmet absence të ndodhin disa herë në ditë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]