Tabes Dorsalis
(Term neurologjik – Mjekësia)
Tek tabes dorsalis vjen deri te një degjenerim inflamator i kolumnave dorsale të medullës spinale 8 – 10 vite pas infeksionit primar me sifilis. Ataxia sensitive përcjellet me dhimbje që ngjajnë në therrjet me thikë, shumë të rënda në regjionin e këmbëve, dhe në kriza organike si dhimbjet në formë sulmesh të ngërçeve në regjionin epigastrik. Përveç dëmtimit të shprehur të sensibilitetit të thellë, mund të vërehet një vonesë e përcjelljës së dhimbjës (mund të mungojnë dhimbjet me presion të testiseve dhe të tendinës së Akilit – shenja Remak). Pacientët shfaqin një tejndjëshmëri në të ftohët, reflekset e lëkurës së abdomenit janë shumë të rritura (“barku që qeshë”). Në mbi 90% të të sëmurëve me tabes dorsalis mund të dëshmohet pupilla Argyll-Robertson, pos kësaj mund të vijë te atrofia e n.opticus. Reflekset e thella të këmbëve mungojnë në shumicën e rasteve. Përfshirja e sistemit autonom shfaqet ne formë të artropative me tejzgjatje të nyjeve, impotencë, çrregullime të vezikës urinare dhe tendencës për mal perforans, një ulçere me lokalizim atipik dhe shume të dhembshëm në regjionin e malleolusit.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia