Hani i PËRPARIM LAÇIT

Vendndodhja: Lagja: “Laçaj” – Pukë

Cel: 00 355 68 20 56 472

Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, mish në gaca, mazë, fërlik, mish qengji, mish viçi, qumësht, bulmet i llojeve të ndryshme, gjalp, kos, mjaltë, vezë fshati, pula fshati, çervishi me lëng pule, laknori, (i gatuar me arra, hithra dhe qepe), kërpudha, fruta të stinës si mollë, dardha, rrush, ftoj, kajsi, etj. si dhe fruta të thata. Reçel nga të gjitha llojet e frutave dhe prevede të ndryshme. Gjithashtu ju mund të shijoni një verë dhe raki shumë të mirë.

Çmimi: 15 euro fjetje dhe ngrënie për person, duke përfshirë mëngjesin, drekën dhe darkën.

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një pushim i mrekullueshëm. Ju mund të akomodoheni në 11 dhoma plot me dritë dhe ajër dhe në 34 shtretër shumë të rehatshëm.

Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumëllojshme, duke filluar nga piknikët e ndryshëm në natyrë, ski, alpinizëm, shëtitje me varkë, speleologji, shëtitje me kalë, patinazh, shoqërim në mal, etj.

 

Hanet e Shqipërisë

[cite]