Maror
(hebraisht)

Sallatë e gjelbër, e cila hahet gjatë lutjes së mbrëmjes. “Marori”, gjatë lutjes hahet dy herë. Herën e parë kur të gjithë të pranishmit të kenë ngrënë masën e caktuar të macesit. Të gjithë të pranishmit janë të obliguar të hanë “kezajit” (masë hebraike e një ushqimi mesatar) të sallatës së gjelbër pa farë shtese. Herën e dytë marori hahet në të ashtuquajturën “senduiqi (H)ilel”, i cili përbëhet prej “haci kezajit”. Sallata e gjelbër duhet të jetë e freskët, e kontrolluar mirë që të mos ketë krimba apo insekte, nuk guxon të ketë kripë, mëlmesa, vaj apo uthull.

Besimi — Judaik

[cite]