Matanot la-evjonim
(hebraisht)
Dhurata për të varfër, emërtim për dhuratat e obligueshme për të varfrit, të cilat u jepen në kohën e seudat Purim. Është obligim që secili të çojë nga një dhuratë së paku dy të varfërve. Ky urdhër ka mbështetje në vargun 9:22 të Librit mbi Esterin: “…….që atyre ditëve të festoni duke dërguar ushqime njëri-tjetrit dhe të varfërve dhurata”. Edhe ai që jeton nga ndihmat nuk përjashtohet nga plotësimi i këtij urdhri.
[cite]