Tahrihim
(hebraisht)

Qefini, një çarçaf i thjeshtë me ngjyrë të bardhë me të cilin varroset çdo i vdekur, pa marrë parasysh gjendjen e tij ekonomike. Në të kaluarën janë bërë varrime luksoze, janë blerë rroba të shtrenjta me të cilat është bërë përcjellja e fundit e të vdekurve. Shumat e mëdha, që janë shpenzuar me rastin e varrimit, kanë bërë që të varfrit të gjenden në pozitë të vështirë. Kështu, Raban Gamaliel, kryetar i San(h)ederinit, i cili ka jetuar në fund të shekullit të parë dhe në fillim të dytë të erës së re, ka urdhëruar që të vdekurit të varrosen në mënyrë sa më të thjeshtë. Është traditë popullore që tahrihim (qefini) të përbëhet prej më së shumti shtatë pjesëve, e së paku prej tri pjesëve, duhet të qepet pa tegel, pa nyja e pa xhepa dhe të jetë sa më i gjerë. Qefini nuk ka xhepa, sepse pasuria e fituar në këtë botë nuk mund të bartet në botën tjetër. Qefini, në të shumtën e rasteve, është me ngjyrë të bardhë, sepse ajo simbolizon pastërtinë. Veshja e të vdekurit me rroba klasike konsiderohet traditë pagane. Shumë njerëz gjatë jetës së tyre e përgatisin qefinin e tyre. Është traditë që me të vdekurin të varroset taliti (mushemja), të cilën e ka përdorur gjatë lutjeve të tij.

Besimi — Judaik

[cite]