Tahara

(pastrim apo larje) Emërtim për ceremoni rituale e trupit, që bëhet para varrimit. Mbështetet në citatin e Biblës “……shkon ashtu si ka ardhur”, (Libri i Tregimeve 5:15). Pasi që njeriun e lajnë kur lind, duhet të lahet edhe kur të vdesë. Larjen, sipas rregullit, duhet ta kryejnë anëtarët e Hevra Kadishit, në shtëpi të veçantë, apo në kapelë te varrezat. Rohacim, ata që e lajnë, duhet të sillen ndaj xhenazes me respektin më të madh. Gjatë larjes vazhdimisht ndizet qiriri. Ceremonia e larjes fillon me vendosjen e xhenazes në një gur, ku duhet të shtrohet një çarçaf. Uji i nxehtë duhet të hidhet në çdo pjesë të trupit, duke filluar prej kokës në drejtim të këmbëve. Flokët lahen dhe krihen, kurse thonjtë pastrohen. Çarçafi përdoret për tharjen e disa pjesëve të trupit, kështu që duart nuk prekin trupin. Pas larjes trupi mbështillet në çarçaf, thahet mirë e pastaj vishet në rroba të vdekjes.

Besimi — Judaik

[cite]