Bejtul-mal
(arabisht)
“Thesari shtetëror”; arka e shtetit në kohën e Muhamedit a.s. dhe më vonë në kohën e shumë halifëve dhe e sulltanëve. Term juridik e fiskal i përdorur në shkresa e dokumente zyrtare. Fondi i Bashkësisë Islame, të cilin e përbëjnë mjetet e tubuara nga zeqati, sadekatul-fitri, kurbanet, ndihmat vullnetare etj. Për nevojat e mirëvajtjes së institucioneve islame në vendin tonë.
[cite]