Dhimmi
(arabisht)
Jomysliman, i krishterë apo hebre, i cili jeton në shtetin islam me dëshirën e tij apo si rezultat i pushtimit të ndonjë territori. Shteti islam ka detyrim t’ia sigurojë ‘dhimmiut’ jetën, lirinë dhe pasurinë, kurse dhimmiu si kompensim paguan xhizjen dhe gëzon privilegje të caktuara në krahasim me myslimanët, (nuk e paguan zekatin, nuk ka obligim të shkojë në ushtri etj.). Nëse dhimmiu e kryen obligimi ushtarak, lirohet nga ky tatim. Në rast se shteti nuk ka mundësi ta mbrojë atë, ai është i obliguar t’ia kthejë tatimin që ia ka marrë për këtë qëllim. (zimmi)
[cite]