Bektashi

Rend heterogjen i dervishëve me elemente shiizmi. U themelua nga Haxhi Bektash Veliu në shekullin XIV. Në botën islame pothuajse është i vetmi sekt në bashkëvëllazëri, që ndjek një urdhër monastik. Bektashizmin e ndaloi sulltani reformator Mahmuti II (1826); ka qenë në lidhje me jeniçerët; një numër i konsiderueshëm i tyre gjendet në Shqipëri, ku njihen si komunitet i veçantë, ndërsa në Tiranë gjendet kryegjyshata botërore bektashiane.

Besimi — Mysliman

[cite]