Burda
(arabisht)

Pëlhurë e zezë katrore, e ngushtë prej leshi, e cila gjatë ditës përdorej si pelerinë, kurse natën si mbulesë. Kemi edhe pelerinën e Muhamedit a.s. me emrin Burda të punuar nga qimet e dhisë. Me këtë emër janë të njohura edhe dy poema (kasidei-burda). Njërën e ka shkruar bashkëkohësi i Muhamedit a.s. dhe poeti i njohur Ka’b ibnu Zuhejr, kurse poemën tjetër e ka shkruar poeti egjiptian i shekullit XIII, El-Busejri.

Besimi — Mysliman

[cite]