Pastrimi i gazeve

Pastrimi i gazeve
(Term – Mjedisor)

Pastrimi i gazeve
(anglisht: Gass cleaning)

✦ Proces i veçimit të pluhurave dhe papastërtive të dëmshme të gazta prej gazeve të tymit, përpara se ato të shkarkohen në atmosferë, ose prej gazeve të dobishme industriale, përpara se ato të përdoren më tej si lëndë të para kimike a si lëndë të djegshme. Grimcat e ngurta ose të lëngëta veçohen prej gazeve me mënyra mekanike (ciklone, filtra, aparate të larjes me lëngje) dhe elektrike (elektrofiltra). Papastërtitë e gazta ose në trajtën e avullit largohen duke thithur me lëndë të ngurta (ndajthithës) ose të lëngëta (përthithës), ose duke shndërruar në lëndë të padëmshme në prani të katalizatorëve.

Portali — Mjedisi

[cite]