ÇIFTJA Tahsim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

U arrestua si pjesëtar i një grupi armiqësor. Pas vendimit me burg, u dërgua në kampin e Maliqit. Më 1 mars të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 32, 16 prill 1947, f. 5; Bardha Nergjoni, Familja Çiftja, shkëlqimi dhe rënia e një familjeje patriote, në «Shekulli», 1 mars 2010.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]