(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Kushëri i Ramadan Çitakut [shih]. Lindi në Drenicë të Kosovës. U burgos në Goli Otok, por meqenëse kishte shtetësi shqiptare, u riatdhesua bashkë me gruan e fëmijët. U internua në kampin e Çermës në Lushnjë. Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 90.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]