ÇITAKU Zyhdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Funksionar i lartë i Kundërzbulimit Shqiptar, nip i Ramadan Çitakut. Lindi më 28 qeshor të vitit 1934, në Durrës. Më 1945 u dërgua në Beograd, ku kreu shkollën e spiunazhit. Për gati tridhjetë vjet punoi në kundërspiunazh, si në Austri, Çeki, Gjermaninë Perëndimore, Francë, Belgjikë e Itali: në vitet e fundit të aktivitetit të tij kishte në komandë mbi 60 oficerë shqiptarë të Sigurimit, që ishin hedhur në Perëndim. Pas kthimit në Shqipëri, u caktua të organizonte diversionin në Jugosllavi, por që të mos dilte sekreti, u emërua llogaritar në fermën e Roshnikut në Berat. Pas shtatë vjetësh u thirr të paraqitej në Ministrinë e Brendshme, por sapo doli nga shtëpia u arrestua prej vetë kryetarit të Degës së Beratit. Bëri dy vjet hetuesi në birucat e burgut të Tiranës: u akuzua se, në emër të Sigurimit të Shtetit, kishte vepruar kundër shtetit, atdheut dhe popullit shqiptar dhe se kishte organizuar vrasjen e 14 bashkëpunëtorëve të Sigurimit në emigracion. Në gjyqin e fshehtë që u organizua në Tiranë u dënua me vdekje. Pas dy muajsh, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia uli dënimin në 25 vjet heqje lirie. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue: Robnia e gjatë, Pjesa e tretë: 1967-1989, Tiranë, 2000, f. 326-330.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]