ÇUNI Gac
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues, kompozitor. Lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur. Vdiq në burgun e Burreli pa i mbushur të tridhjetat. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, pati një sulm apendiciti. Drejtori i burgut e la të vdiste pa e shtruar në spital. Kur vdiq, Arshi Pipa [shih], që e kishte patur nxënës, po dhe bashkëvuajtës në kampin e Bedenit në Kavajë, shkroi «Elegji për Gac Çunin». Është dekoruar me urdhërin «Martir i Demokracisë» dhe «Qytetar Nderi i Shkodrës ». At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, I, Tiranë, 1995, f. 155.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]