(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 29 prill të vitit 1954, në Elbasan. Më 14 dhjetor të vitit 1978, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. U lirua më 28 tetor 1982. U arrestua sërish një vit më vonë, dhe më 3 gusht 1983, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaron fajtor për «tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 454.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit