ABAZI Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 14 prill të vitit 1914, në Tiranë. Më 29 dhjetor të vitit 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 janar 1972. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 460.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]