ADRI (hadri) Florenc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 maj të vitit 1964, në Korçë. Më 1 dhjetor 1982, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit», dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, më 15 mars 1983. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 415.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]