ADRI (hadri) Feti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 qeshor të vitit 1915, në fshatin Podgorje të Korçës. Më 20 shtator 1963, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit e shtetit», dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Në bazë të Pikës 11 të Dekretit 3603, datë 23/11/1962 «Mbi amnistinë», iu ul 1/6 e dënimit, dhe i mbetën për të vuajtur 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 480.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]