(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 janar të vitit 1900, në fshatin Çorogjaf të Beratit. Më 15 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se ka «strehuar dhe furnizuar kriminelin e luftës të ikur nga burgu, Dilaver Çorogjafin» dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie me punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 496.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]