AGOLLI Selami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 mars të vitit 1914, në fshatin Velçan të Korçës. Më 21 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor «për krime kundër popullit e shtetit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1977, dhe më 10 shkurt të po atij viti, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit», dhe e dënoi 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 525.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]