(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 13 prill të vitit 1939, në fshatin Moçan të Korçës. Më 17 gusht 1962, Gjykata Ushtarke e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandë, me bashkëveprim» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, më 17 shtator të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 424.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]