AGOVI Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 mars të vitit 1926, në Shkodër. Më 18 tetor 1973, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. U ridënua më 1977: më 4 mars të atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës», dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 528.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]