AHMETI Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 qeshor të vitit 1934, në fshatin Bërdicë të Shkodrës. U arrestua në vitin 1945. Por një ditë të shkurtit të po atij viti, kur bashkë me shtatë të burgosur të tjerë po i dërgonin me makinë nga burgu i madh i Shkodrës për në Zall të Kirit, ai u hodh dhe arriti t’u shpëtojë ndjekësve. U fsheh në fshatrat përreth Shkodrës deri më 18 maj 1946, kur forcat e ndjekjes e rrethuan në një arë me grurë në fshatin e tij të lindjes. Thirrjes së tyre për t’u dorëzuar iu përgjigj me të shtëna. Pas dy-tri orësh luftimi, kur iu mbaruan fishekët, për të mos rënë në duart e forcave të ndjekjes, vuri revolën në kokë dhe vrau veten. Ahmet Bushati, Në gjurmët e një ditari: Shkodra në vitet e para nën komunizëm, «Camaj-Pipa», Shkodër, 2007, f. 132-133.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]