(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 3 shkurt të vitit 1908, në Leskovik. Më 23 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «për bashkëpunim me organet tradhtare të Ballit dhe të Legalitetit» dhe se «pas Çlirimit ka vazhduar aktivitetin e tij antipushtetar dhe popullor», ndaj e dënoi me 2 vjet burgim me punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale dhe konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të lujtshme e të palujtshme. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 558.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]