ALBRAHIMI Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 shkurt të vitit 1916, në fshatin Lunik të Librazhdit. Më 25 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me dy vjet burg. U arrestua sërish më 1977, dhe më 6 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Librazhdit e deklaroi fajtor për «krimet e sabotimit dhe agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 571.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]