ALIMEHMETI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1923. Kreu gjimnazin e Tiranës më 1943. Që në bankat e shkollës mori pjesë aktive me rininë e Ballit Kombëtar, duke u inkuadruar në batalionin e rinisë «Besnik Çano», në përbërje të të cilit, në verën e vitit 1944, luftoi deri në Kosovë. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe më 12 maj 1945, Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor «si pjesëtar të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 3 vjet kohë. U lirua në vitin 1947. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 542.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]