(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 18 shkurt të vitit 1885, në fshatin Hekal të Mallaksatrës. U arrestua më 1945, dhe më 12 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor se «gjatë okupacionit fashist ka qenë pjesëtar i organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka udhëhequr fuqitë balliste në operacione» etj. Për këto arsye, u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua më 29 shtator 1945. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 166, 167, 168.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]