(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 tetor të vitit 1929 në fshatin Mollagjesh të Elbasanit. Më 9 korrik 1952, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor «për faje kundër shtetit e popullit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1973, dhe më 16 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 17 korrik të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 400.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]