ANDREA Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 janar të vitit 1876, në fshatin Nartë të Vlorës. Më 20 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se «ka sabotuar shkëmbimin e monedhës» dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike baraz me kohën e dënimit. Më von dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 701.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]